Telegrafi

Dafina Zeqiri provokon fansat, publikon ‘twerk’ në Instagram

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon të mbetet një prej emrave më të pëlqyer të estradës.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, ajo ka treguar se ndodhet në Vjenë të Austrisë, për koncertin e saj të radhës.

Këngëtarja vendosi që për ndjekësit e saj të shumtë në rrjetin social Instagram, të publikojë një video mjaft provokuese.

Dafina u shfaq duke tundur të pasmet në video, ndërsa dukej mjaft në formë teksa bënte “twerk” për ndjekësit.

Përndryshe, shumë shpejt ajo do të nisë punën për një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/