Këngëtarja Dafina Zeqiri ka pak ditë që është kthyer në Kosovë, teksa menjëherë ka nisur angazhimin e saj nëpër koncerte.
Ndonëse nuk ka në plan ende ndonjë këngë të re, prapëseprapë ajo ka gjetur mënyrën më të mirë për të qenë pranë fansave.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram Story, ku ka treguar se është dukur në koncertin e saj të fundit.
Dufyy kishte zgjedhur një veshje mjaft provokuese, të dizajnuar nga stilistja Lia Stublla.
Ajo kishte veshur një palë pantallona, me material të tejdukshëm, të cilat nxirrnin në pah tërë sensualitetin e këmbëve të saj.
Me kë të veshje, këngëtarja mahniti publikun përderisa edhe u duk shumë seksi. /Telegrafi/