Këngëtarja Dafina Zeqiri vitin që lam pas ka rregulluar raportet me shumë prej artistëve, me të cilët nuk kishte pasur kontakte edhe aq të mira në vitet e mëparshme.
Ajo u bë shoqe e ngushtë me Zanfinën, Morenën e Afërdita Dreshajn, gjersa rregulloi raportet edhe me reperin Noizy, me të cilin urreheshin vite më parë, dhe nuk kursenin fjalët e këqija kundrejt njëri-tjetrit edhe në këngët e tyre.
Mirëpo e njejta gjë nuk vlen për reperin Ledri Vula, me të cilin kishte patur disa bashkëpunime të suksesshme, gjersa më pas u përfolën se ishin në lidhje, u ndanë dhe në fund rregulluan raportet sërish në vitin 2014.
Por duket, se mes dyshes gjërat kanë filluar të ftohen sërish përderisa nuk shihen më sëbashku nëpër fotografi, apo postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Madje po të vërejmë me vëmendje Dafina e ka hequr fara nga lista e ndjekësve të saj në Instagram Ledrin, duke mos u informuar për më të rejat rreth tij.
Kjo listë e ndjekësve të saj është reduktuar shumë kohëve të fundit, teksa kjo duket të jetë një shenjë që Dafina dhe Ledri nuk ruajnë më raporte të mira mes tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6rRj2ycXBiI