Dafina Zeqiri vazhdon të jetë njëra nga artistet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.
Ajo tashmë shquhet për hitet e shumta, gjersa këtë kohë pati risi edhe nga jeta personale, pasi u mësua se do të martohet në vitin 2024.
Ndërkohë, bukuroshja e famshme muajve të fundit u përfol për disa raporte me kolegët e estradës.
E njëjta kishte fshirë nga rrjetet sociale disa artistë, me të cilët kishte bashkëpunuar dikur.
Së fundmi një gjë e tillë duket se ka ndodhur edhe me Ya Ninën, meqë nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Nuk dihen arsyet që çuan në prishjen e këtij raporti, ndonëse asnjëra nuk është deklaruar.
Krijuesja e hitit “Si mua” nuk flet tani me Melindën, Taynën, Beatrix Ramosaj e me plot yje të tregut muzikor shqiptar. /Telegrafi/