Kosova tashmë ka hyrë ndër vendet që janë të prekura me virusin vdekjeprurës COVID-19 apo thënë ndryshe coronavirusin.
Dhe këtë kohë është preferuar që të gjithë të qëndrojmë më të mbyllur, duke ndërmarrë masa mbrojtëse paraprake e po ashtu duke ndjekur këshillat e mjekëve.
Së fundmi, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar disa fotografi në Instagram, e cila shihet se ka vendosur maskë.
“Qëndroni të sigurt atje”, ka shkruar krahas imazhit ajo.
Mbrëmë, u rrit në pesë numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë, e një prej tyre ishte nga Malisheva, derisa Shqipëria është izoluar tërësisht në këtë kohë pandemie.
Dafina ndër tjerash tregoi se ky vetë-izolim është tejet pozitiv për të, duke shtuar se do gjejë kohë më shumë për veten dhe albumin e ri.
Ajo paralajmëroi këtë vit albumin, në të cilin veçse ka filluar punën dhe që shumë shpejt do prezantohet para publikut. /Telegrafi/