Telegrafi

Dafina Zeqiri me poza joshëse pranë pishinës

Dafina Zeqiri po shijon çdo moment të jetës dhe jetës prej artisteje muzikore shqiptare.

Këngëtarja gjatë javës së kaluar ka sjell këngën e ripërpunuar “Lule, lule”, të cilat dekada më para e kishte kënduar Liliana Qavolli.

Bukuroshja po vazhdon të mbajë koncerte të njëpasnjëshme me rastin e promovimit të këngës së fundit të realizuar në vreshtat e qytetit të Rahovecit.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet joshëse dhe seksi në një pishinë.

“E hënë. Valë pas vale”, ka shkruar krahas imazheve artistja që së fundi ka shkurtuar flokët në masë të madhe.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri shton edhe një tatuazh më shumë në trupin e saj

Ndryshe, Dafina është duke punuar në video projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/