Para një muaji ka sjell këngën më të fundit, i cili u prit mirë prej fansave dhe publikut shqiptar.
Por, duket se do të jetë një verë e nxehtë për Dafina Zeqirin, e cila po punon në projektin më të ri muzikor.
Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtarja shqiptare përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe disa imazhe.
“Fore. Po vjen së shpejti”, ka shkruar bukuroshja jonë në rrjetet sociale duke mos dhënë detaje të tjera.
Kohët e fundit ajo ka ardhur me një ndryshim në stilin e flokëve, por nuk dihet nëse do ta shohim në këtë formë në videon e këngës së re.
Ndryshe, “A e man n’men” deri më tani është shikuar mbi 3.3 milionë herë në platformën YouTube. /Telegrafi/