Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është në përgatitje e sipër të albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.
Një nga projektet muzikore të albumit, duket se do të ketë edhe përmbajtje folklorike.
Këtë e ka bërë të ditur vet Dafina përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, ku ka shfaqur momente nga xhirimet e klipit të ri.
Ajo është shfaqur me veshje tradicionale si nuse, shoqëruar nga grupi i njohur i defatoreve, “Shamikuqet”.
Në videon e bashkëngjitur fotografive nga xhirimet, këngëtarja Zeqiri ka shfaqur edhe momentin kur “Shamikuqet” i këndojnë me def asaj.
Se si e ka kombinuar zhanrin të cilin ajo këndon me atë folklorik, kjo mbetet të shihet në projektin e ri muzikor të këngëtares. /Telegrafi/