Telegrafi

Dafina Zeqiri pjesë e klipit të reperit suedez, Lazee

Këtë vit, këngëtarja e estradës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka sjellë një mori projektesh të suksesshme.

E njëjta është tejet aktive në mbrëmje e koncerte muzikore, ku tashmë e gjeni thuajse në çdo vend.

Veç këngëve të saj, 30-vjeçarja bëri të ditur se së fundmi është pjesë e klipit të reperit suedez, Lazee.

I njëjti ka publikuar projektin e ri “Kill With Passion”, në të cilin këngëtarja shfaqet në disa skena tejet atraktive dhe sensuale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Krahas kësaj, Dafina po ashtu tregoi se së shpejti do të bashkëpunojë me reperin e famshëm.

Ndryshe, kënga e fundit që ka lansuar artistja Zeqiri titullohet “Lule Lule” në duet me Lumi B. /Telegrafi/