Telegrafi

Dafina Zeqiri me performancë të veçantë në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTK

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka rikthyer në skenën madhështore të Festivalit të Këngës në RTK një projekt muzikor të realizuar dhjetë vite më parë.

Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri, e cila mbrëmë (e enjte) ka performuar këngën “Veç ti” në edicionin e parë të këtij kompeticioni muzikor.

Këngëtarja e famshme ka bërë një interpretim të jashtëzakonshëm si e ftuar speciale në event.

Foto: Screenshot/YouTube

34 vjeçarja shkëlqeu me një fustan të gjerë të zi, i cili e bëri të duket edhe më veçantë.

Nata e parë ndërkohë mirëpriti mysafirë të ndryshëm e pati një audiencë të mrekullueshme.

Lexo po ashtu Mbahet nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK

Në këtë mbrëmje performuan disa artistë si: Neki Emra, Mentor Mripa, La Fazani, Albin Nikprelaj etj.

Foto: Screenshot/YouTube

Nga ana tjetër, drejtori Gjeneral i Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU), Noel Curran ka përgëzuar Kosovën (RTK) për organizimin e edicionit të parë të Festivalit të Këngës.

Shpresojmë po ashtu që EBU sa më supejt ta pranoi Kosovën në Eurovision. /Telegrafi/