Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj javë më parë u bë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania”.
Mesin e konkurrentëve të tjerë të njohur, Arta ishte ajo që mori vëmendje të madhe dhe performancat e saj komentoheshin vazhdimisht.
Por, të hënë (18 tetor) ajo përfundoi rrugëtimin e saj në program pasi ishte e eliminuara e radhës.
Kjo ka bërë që Arta në disa postimet të shprehet e zhgënjyer ndërsa nuk I ka munguar përkrahja morale nga emra të famshëm, përfshirë mikeshën e saj, këngëtaren Dafina Zeqiri.
Dafina ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka shprehur mbështetjen e saj për modelen.
“E ke mbytur atë skenë dhe audienca është gjyqtari më i mirë i çdo gjëje! Ata nuk mund të gënjehen”, ka shkruar Dafina.
Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Artës e cila ka thënë se befasia që këngëtarja i bëri në program për ditëlindjen e saj ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur në këtë eksperiencë.
Ndryshe, kujtojmë që përveç mikesha, Dafina dhe Arta kanë bashkëpunuar disa herë së bashku, modelja u shfaq në dy videoklipe të këngëtares “Murder on the dancefloor” që solli me Ron Zaitin dhe në bashkëpunimin me Kidën “Luje Belin”. /Telegrafi/