Telegrafi

Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin e ri me Ron Zaitin, lansohet të shtunën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Këtë herë, artistja ka zbuluar se po vjen në një tjetër bashkëpunim me reperin nga labeli i saj, Ron Zaiti.

Dafina ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram imazhin promovues të këngës duke treguar edhe disa detaje të tjera.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Krijuesja e hitit “Duro” ka njoftuar se projekti i dyshes mban titullin “Boma ni tel” dhe pritet të publikohet të shtunën (1 tetor).

“E shtunë, 15:00, ‘boma ni tel”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e fotos ku të dy shihen me dukje shumë më ndryshe se zakonisht.

Në imazhin e shkëputur nga klipi artistët shihen në një anije piratësh dhe veshje të ngjashme të kohës antike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Reagimet nga ana e fansave kanë që të shumta dhe padyshim mezi presin lansimin e projektit të tyre më të ri.

Kujtojmë që Dafina dhe Ron Zaiti njihen për një tjetër bashkëpunim tejet të suksesshëm, në vitin 2021 ata sollën këngën “Murder on the dancefloor” që vazhdon të dëgjohet. /Telegrafi/