Dafina Zeqiri ka lënë një vit të jashtëzakonshëm pas vetes duke sjell projekte të reja dhe mbajtur koncerte.
Këngëtarja shqiptare muaj më parë solli këngën e fundit, “Alo”, i cili u mirëprit prej publikut duke u shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube.
Bukuroshja duket se nuk do të ndalet me kaq pasi që ka paralajmëruar se është duke punuar në këngën më të re muzikore.
Zeshkania këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram duke treguar se kënga bën fjalë për një histori dashurie.
“Unë ty s’të dua më…A e man mend. Së shpejti”, ka shkruar Dafi në rrjetet sociale duke mos dhënë shumë detaje.
Javën e kaluar Zeqiri është përfolur edhe për stilin e flokëve, të cilin e kishte ndryshuar dhe ishte pëlqyer prej fansave.
Ndryshe, Dafina këtë vit ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerte anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/