Në këtë kohë pandemie globale, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga coronavirusi është konsideruar vetë-izolimi dhe mos frekuentimi i hapësirave të mbipopulluara.
Këtë hap së fundmi e ka ndërmarrë edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe kjo anë duket të jetë mjaft pozitive për të.
Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke thënë se tani po fokusohet më shumë në albumin e ri të saj.
“Ana e mirë e të qenurit ‘e mbyllur’ është që unë më në fund mund të fokusohem në veten dhe në albumin tim”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.
Ky album i artistes shqiptare pritet të lansohet gjatë këtij viti dhe siç njofton ajo veçse ka nisur punën, ndërsa këtë muaj pritet të lansohet një tjetër këngë e re nga Dafina.
Ndërkaq, në Kosovë vetëm pak më parë u konfirmuan dy persona të infektuar me coronavirus, të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në QKUK. /Telegrafi/