Telegrafi

Dafina Zeqiri merr vëmendje sërish me një fotografi krah DJ Geek

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, tash e disa kohë ka nxitur spekulimet për një lidhje të mundshme me DJ e njohur – DJ Geek.

Kjo në bazë të publikimeve që bëjnë në rrjetet sociale, ngacmimet me komente të ndryshme e po ashtu edhe dedikimet ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi, është vet artistja Zeqiri ajo e cila ka ndarë me ndjekësit një fotografi shumë afër DJ Geek, që njëherësh flet më shumë rreth raportit të tyre.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek në klipin “Alo” (Foto: YouTube)

“Të dua”, ishte përshkrimi që ia ka vënë fotos, në të cilën pranoi komente të shumta edhe nga miqtë e kolegët.

Ermal Fejzullahu, Ylli Limani, Teuta Selimi, Rona Nishliu, Geta Beqa, janë ndër emrat që e përgëzuan për fillimin e romancës së tyre.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri dhe DJ Geek sjellin fotografinë më të veçantë për Shën Valentin

Megjithëse akoma nuk është bërë një pohim e as mohim i saktë nga ana e dy artistëve të njohur.

Geek përndryshe prej vitesh është edhe DJ personal i Dafinës, të cilët janë të pranishëm thuajse në çdo eveniment e koncert së bashku.

Ata kanë edhe një këngë së bashku të titulluar “Alo”, e cila konsiderohet si ndër më të suksesshmet në reportoarin e këngëtares. /Telegrafi/