Një dramë e papritur nisi së fundmi mes treshes mjaft të përfolur këngëtares Dafina Zeqiri dhe çiftit Ledri Vula e Sara Hoxha.
Teksa dukej se ata ishin arritur të ndërtonin një marrëdhënie shoqërore përkundër të kaluarës, ishte Dafina ajo që ‘shpërtheu’ me postime ndaj dyshes.
Reagimet e saj ishin nga më të ndryshmet duke nisur nga largimi i Ledrit dhe Sarës nga lista e personave që ndjek në Instagram, pa munguar shkrimet si ‘kam vendosur t’i jap fund marrëdhënieve me njerëzit që më nuk i respektoj”.
Nuk munguan as reagimet nga ana e Sarës, e cila në një intervistë të fundit u shpreh nuk e di se çfarë ka ndodhur, pasi ajo ka patur raporte të mira me Dafinën.
I shpejt ka qenë një tjetër reagim i autores së “Malli”, që tha e ‘porositi’ Sarën të kujdesej për vajzën dhe burrin e saj, e të ndalonte së përmenduri emrin e saj.
Megjithatë, Dafina nuk u ndal me kas, së fundmi ajo shkroi në llogarinë e saj në Threads duke thënë se ka harxhuar energjinë e saj për gjëra të parëndësishme dhe se nga tani ka zgjedhur të mbroj energjinë dhe paqen e saj.
“Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”, ka shkruar Dafina. /Telegrafi/