Telegrafi

Dafina Zeqiri kujton yjet e muzikës që ndërruan jetë (Foto)

Dafina Zeqiri së fundmi është marrë me aktivitet krejtësisht personale pas turneut veror.

Këngëtarja është parë jashtë Kosovës duke pushuar dhe duke shijuar jetën.

Megjithatë, bukuroshja plot stil nuk bën të mos ndalet për të kujtuar ata që asaj i shërbyen si inspirim.

Aaliyah është ajo që u kujtua nga Dafina tash në këtë seri të fotografive, ndonëse edhe më parë këngëtarja e njohur e cila ndërroi jetë në një aksident në vitin 2001 u përkujtua nga superylli shqiptar, shkruan Telegrafi.

Michael Jackson gjenë po ashtu vend në këtë publikim. MJ ishte inspirim për shumë artistë në gjithë botën, e kështu edhe për Dafinën, teksa ai ndërroi jetë në vitin 2009.

Vend në këtë seri përkujtimesh post-mortum e gjenë edhe Amy Winehouse.

Këngëtarja ekstravagante vdiq nga mbidoza me narkotikë në vitin 2011, ndonëse vazhdojnë pikëpyetjet dhe dyshimet për vdekjen e saj.

Përkundër ksaj, janë hitet e saj që do të mbesin në mendjen e të gjithëve dhe do të jenë inspirim për të gjithë, ashtu edhe për Dafina Zeqirin.

Mbetet të shihet a do të na sjellë ndonjë hit projekt së shpejti këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/