Telegrafi

Dafina Zeqiri me iniciativë interesante për Shën Valentin: Shkruani këngëtares në Instagram, ju pret një befasi

Dafina Zeqiri ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re, por kjo nuk do të thotë që këngëtarja shqiptare të mos temë e mediave rozë.

Por, kësaj radhe këngëtarja shqiptare ka marr një iniciativë mjaft interesante përmes rrjeteve sociale.

Ajo në ditën e të dashuruarve Shën Valentin, u është drejtuar të gjithë fansave që e ndjekin në Instagram.

Ajo u ka kërkuar fansave që t’i shkruajnë për këtë ditë të veçantë për çiftet dhe do disa prej tyre do të marrin urimet e bukuroshes sonë.

“Kjo jam unë duke u shkruar të gjithëve për ditën e Shën Valentinit. Tagg dikë që ju e dashuroni dhe ndoshta unë do t’iu dërgoj atyre një mesazh personal”, ka shkruar ndër të tjerash Dafina në Instagram.

Ndryshe, bukuroshja tonë ka kohë që nuk e kemi parë në krah të ndonjë mashkulli që prej ndarjes me Ledri Vulën.

Vlen të theksohet se këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/