Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka disa muaj që është larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke shijuar disa ditë pushimi pranë familjarëve të saj.
Gjersa ndodhet atje, ajo po e shfrytëzon mjaft mirë kohën që të merret me veten e saj, ose me ndonjë punë të përditshme shtëpie.
Së fundmi, ajo u ka bërë të ditur të gjithë ndjekësve të saj në Instagram, se ka provuar të gatuaj diçka në shtëpinë e saj.
Në fotografinë e publikuar shfaqej një pjatë e madhe me sushi, teksa në mbishkrimin e fotos shkruhej “përgatitur në shtëpi”, çka ka bërë të ditur se ky ushqim është bërë nga vet këngëtarja. /Telegrafi/