‘Dukuri paranormale’ në kanalin zyrtar në YouTube të Dafina Zeqirit.
Vetëm kështu mund të shpjegohen ndryshimet që kanë ndodhur në llogarinë zyrtare në YouTube, ku është reduktuar dukshëm numri i videove të publikuara.
Disa projekte të Dafinës janë fshirë, duke mbetur vetëm 12 videoklipe të realizuara gjatë tre vjetëve të fundit.
Dihet që këngëtarja po jeton aktualisht në Amerikë dhe nuk dihet nëse kjo lëvizje është e qëllimshme nga stafi i saj menaxhues amerikan. /Telegrafi/