Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, njihet për veçantinë që sjell në këngë, po ashtu edhe në dukje.
Mirëpo jo çdo herë ndahet e kënaqur nga realizimet e videoklipeve të saj.
Ajo ka postuar në “Instagram” pjesë nga kënga “Bloodah”, të cilën këngë ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “Do të bëhem e sinqertë, asnjëherë nuk më ka pëlqyer grimi në këtë videoklip, por kjo mbetet ndër këngët e preferuar të mijat”.
Dafina Zeqiri, gjithashtu ka kërkuar nga fansat që t’i gjejnë fotografi e performanca të saj nëpër festivale, pasi që dëshiron të bëjë një koleksion. Fansat kanë shfaqur menjëherë vullnetin që t’i ndihmojnë asaj. /Telegrafi/