Telegrafi

Dafina Zeqiri e konfirmon: Do të martohem në vitin 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, javë më parë u raportua se do të martohet së shpejti.

Duket se një gjë të tillë e ka konfirmuar vet përmes ‘Broadcast Channel në Instagram’.

Artistja e famshme gjatë bisedës me fansat ka bërë të ditur se do të martohet vitin e ardhshëm.

Foto: Screenshot/Instagram

“Është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu I dashuri i Dafinës publikon video duke e mbajtur në krah këngëtaren: Pasi po sjell para në shtëpi

Ajo përndryshe po shijon një lidhje të re dashurie prej muajsh me Kreshnik Gjergjin.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Dasma” tashmë e ka zyrtarizuar romancën edhe në rrjete sociale meqë shpesh poston fotografi me të dashurin e saj të re.

Kjo lidhje vjen pas ndarjes nga DJ Geek, me të cilin po ashtu ka qenë në një lidhje të gjatë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram