Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Çdo fotografi apo video që ajo hedh në Instagram bëhet shumë e komentuar nga ndjekësit, të cilët duan të dijnë gjithçka rreth më të rejave të saj.
Nëse vërejmë me vëmendje në fotografitë e saj të fundit shohim se ajo ka shprehur një dashuri shumë të madhe për fëmijët.
Dafina ka treguar edhe më herët se është bërë kumbara e vajzës së një mikes së saj, dhe është shumë e lidhur me të.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në lnstagram Story ku ka shfaqur fijanen e saj, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar në gjuhën portugeze “Mi Amore (E dua)”.
Tash e një kohë këngëtarja është në një lidhje të re për të cilën nuk ka dashur të prononcohet, megjithatë dashuria e madhe që shpreh për fëmijët, na bën të mendojmë se ajo ka dëshirë që në një të ardhme të afërt ta përjetojë edhe ajo ndjesinë e të bërit me fëmijë. /Telegrafi/