Të gjithë adhuruesit e muzikës shqiptare janë mbërthyer nga një postim intrigues në rrjetet sociale të Dafina Zeqirit.
Këngëtarja ka ndarë një imazh në llogarinë e saj në Instagram, që ka ngjallur spekulime të shumta mbi një mundësi bashkëpunimi me artistin e njohur Yll Limani.
Imazhi në fjalë paraqet dy duar të mbërthyera së bashku, të cilat fansat mendojnë se u përkasin Dafinës dhe Yllit, pasi Zeqiri ka bërë tag emrin e Yllit në postimin e saj.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur diskutime rreth mundësisë së një projekti të përbashkët mes dy artistëve.
Dafina Zeqiri, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe Yll Limani, i cili ka magjepsur tashmë me melodi të ndjeshme dhe tekste që prekin, janë të dy figura të dashura në skenën muzikore shqiptare.
Bashkë, potenciali i tyre krijues premton të shndërrojë çdo projekt në një sukses të menjëhershëm. /Telegrafi/