Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bashkojnë forcat sërish për një super-bashkëpunim

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani po vijnë me bashkëpunimin e tyre të tretë, projekt ky i cili pritet të lansohet të enjten.

Edhe kësaj here, dy artistët e njohur të estradës tonë po bashkojnë forcat e tyre për të sjellë këngën e tyre që titullohet “Jom ka du me t’pa”.

Lajmin e bënë të ditur dyshja përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku njoftuan edhe ditën e lansimit.

Ata, krahas këtij njoftimi, publikuan edhe një foto që besohet të jetë një siluetë e video-klipit të tyre.

Ky është bashkëpunimi i tyre i tretë muzikor, pas suksesit të jashtëzakonshëm që patën dy këngët e tjera, e sidomos hiti veror “Kaje”.

Ende nuk dihet se në cilin zhanër do të vijë kjo këngë. /Telegrafi/

Exit mobile version