Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Lumi B publikojnë klipin e ri “Lule lule”, ripërpunimin e këngës së vjetër të Liliana Qavollit

Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Dyshja e famshme Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë ardhur sërish në bashkëpunim.

“Lule lule” titullohet kësaj radhe kënga e tyre e përbashkët, e cila është një ripërpunim i këngës së vjetër “Oj lum e lum” të Liliana Qavollit.

Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Kënga është ritmike-verore, dhe është punuar nga producenti Cricket, ndërsa për pjesën e shtuar të tekstit është kujdesur vet Lumi B.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri e quan veten "qel" me modelin e ri të flokëve

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft veror dhe i veçantë, dhe në të cilin dy artistët vijnë me një performancë melankolike.

Dafina shfaqet atraktive me flokët e prera tashmë tërësisht, një ndryshim ky që këngëtarja e bëri së fundmi.

Klipi është xhiruar në Rahovec, nga produksioni Entermedia.

Dyshja përndryshe kanë bashkëpunuar edhe verën e kaluar me këngën “Kalon”, e cila ka qenë pa dyshim një ndër hitet e verës 2018. /Telegrafi/