Dyshja e famshme Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë ardhur sërish në bashkëpunim.
“Lule lule” titullohet kësaj radhe kënga e tyre e përbashkët, e cila është një ripërpunim i këngës së vjetër “Oj lum e lum” të Liliana Qavollit.
Kënga është ritmike-verore, dhe është punuar nga producenti Cricket, ndërsa për pjesën e shtuar të tekstit është kujdesur vet Lumi B.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft veror dhe i veçantë, dhe në të cilin dy artistët vijnë me një performancë melankolike.
Dafina shfaqet atraktive me flokët e prera tashmë tërësisht, një ndryshim ky që këngëtarja e bëri së fundmi.
Klipi është xhiruar në Rahovec, nga produksioni Entermedia.
Dyshja përndryshe kanë bashkëpunuar edhe verën e kaluar me këngën “Kalon”, e cila ka qenë pa dyshim një ndër hitet e verës 2018. /Telegrafi/