Telegrafi

Dafina Zeqiri i bashkohet kampanjës “Shkolla hap dyert e botë” nga HANDIKOS

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo bëri të ditur se i është bashkuar një kampanje.

Bëhet fjalë për “Shkolla hap dyert e botës” nga HANDIKOS, që promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollim.

(Foto: Instagram)

“Sot me kënaqësi iu bashkova kampanjës së HANDIKOS-it “Shkolla hap dyert e botës”, e cila promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë”, u shpreh ajo.

Tutje Dafina shtoi: “Unë nënshkrova instilacionin duke shpresuar se shteti do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët në Kosovë, ashtu siç e meritojnë”.

(Foto: Instagram)

Po ashtu, këngëtarja publikoi edhe disa imazhe, ku shihej duke vënë nënshkrimin në një tabelë. /Telegrafi/