Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri tregon statusin e romancës së saj

Ka kohë që përflitej se i ka dhënë fund romancës me të dashurin, Jose,me të cilin bashkëjetoi për më shumë se dy vite.

Dyshja ishte në lidhje gjatë kohës sa Dafina Zeqiri jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte zhvendosur për të nisur një karrierë ndërkombëtare.

Ajo herë pas here publikonte imazhe dhe video në llogarinë personale në Instagram teksa shihej në krah të dashurit.

Kohët e fundit bukuroshja jonë nuk po sjell fotografi të përbashkëta me dominikanin duke shtuar thashethemet se janë ndarë.

Zeshkania deri më tani nuk ka folur publikisht rreth kësaj teme, por mesazhi i fundit në rrjetet sociale duket se ka konfirmuar se është beqare.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri përmes një video improvizuese të Rihannës tregon se po sjell këngë të re

“Statusi im i fundit i lidhjes”, shkruan Dafina në fotot teksa shihet dora e një njeriu të kapur me një dorezë plastike të mbushur me ujë.

Ndryshe, Zeqiri është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version