Telegrafi

Dafina: “Veç ti”, një personi të veçantë

 Dafina, e cila premierën e videoklipit të saj të ri “Veç Ti” ia besoi Telegrafit, ka thënë se është një peson i veçantë ai që qëndron prapa kësaj kënge.

“Tekstin e këngës e kam bërë unë në bashkëpunim me Shpat Dedën, ndërsa muzikak është realizuar nga Luro. Jam mjaft e kënaqur nga ky projekt muzikor, nga i cili kam marrë dhe vazhdoj të marr kritika pozitive. Kënga i kushtohet një personi shumë të veçantë për mua”, ka theksuar Dafina për Zëri.

Duffye ka refuzuar që të zbulojë se kush është ai person, por sigurisht se mund të jetë i dashuri i saj i ri, i cili duket se e ka bindur për një rikthim të fuqishëm pas një viti turbulent.  /Telegrafi/