Këngëtarja karizmatike Dafina Kastrati ka nxjerr këngën dhe klipin e saj më të ri të titulluar “Shot Calling”.
Dafina ka lindur dhe jeton në Gjermani dhe që nga kënga e parë e saj “Lampeduza” ka filluar rrugëtimin drejt sukseseve ndërkombëtare.
Shumë e njohur sidomos në Gjermani, Dafina ka 15 vjet që i është përkushtuar muzikës duke synuar suksesin në nivel global.
Është pjesë e labelit “Record17” ku bën pjesë edhe kompozitori i mirënjohur Florent Boshnjaku me të cilin Dafina ka bashkëpunuar edhe në këngën e saj më të re.
Kënga “Shot Calling” është këngë ritmike e cila sot është promovuar në mbi 30 radio gjermane ndërsa ekskluzivitetin e transmetimit për herë të parë në mediat shqiptare e kishte emisioni “Reload” në RTV Dukagjini.