Jemi në periudhën e Kampionatit Botëror 2018, dhe thuajse gjithçka që dëgjojmë rreth e rrotull ka të bëjë me futbollin.
Rusia është shteti i cili ka mirëpritur 32 kombëtare këtë vit, të cilat po luftojnë për kupën e botës.
Ky kampionat ka ngjallur shumë interes edhe te të famshmit shqiptarë, shumë prej të cilëve janë adhurues të futbollit.
Telegrafi solli pak ditë më parë një storje të veçantë me rrëfimet e reperëve shqiptarë, të cilët treguan se për cilën kombëtare po bëjnë tifo.
Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri është duke e ndjekur Kampionatin Botëror.
Në një fotografi të hedhur së fundmi në InstaStory, Zeqiri ka treguar se po mbështetë vendin e saj të lindjes në këtë kampionat, pra Suedinë.
Ajo ka ndjekur ndeshjen e sotme të zhvilluar mes Meksikës dhe Suedisë, nga ku kjo e fundit fitoi në rezultat 3-0, duke u ranguar e para në grupin F.
“Përpara Suedia”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e fotografisë në InstaStory. /Telegrafi/