Telegrafi

Dafina një engjëll super-heroinë! (Foto)

Dafina Zeqiri ka publikuar një fotografi interesante në llogarinë personale në Instagram.

Megjithëse nuk është një fotografi reale, por një vizatim, duhet pranuar se është mjaft interesante.

Dafina duket si një super heroinë me unazën e engjëllit mbi kokë. Përmes këtij imazhi Dafi ka falënderuar adhuruesit për mbështetjen e tyre ndaj saj, transmeton Telegrafi.

“Dua t’i falënderoj të gjithë adhuruesit e mi për dashurinë, mbështetjen & artin. Gjithmonë është mirë të shoh sa kreativë dhe të talentuar jeni ju të gjithë”, ka shkruar në anglisht Zeqiri.

Ndryshe, kujtojmë se kënga e fundit nga Dafina është “Edhe kjo”, e cila është paralajmëruar se do të vjen me videoklip. /Telegrafi/