Rihanna është ylli që gjithmonë kujdeset për të marrë gjithë vëmendjen në paraqitet e saja në evenimentet e rëndësishme.
Këngëtarja kishte veshur një fustan të bardhë vende-vende të tejdukshëm në një eveniment mode në Paris.
Në ceremoninë për ndarjen e çmimit LVMH, 29-vjeçarja kishte veshur një fustan të Christian Dior nga koleksioni Maria Grazia Chiuri.
Dhe veshja e saj nuk ka mundur të mos komentohej nga këngëtarja e famshme shqiptare, Dafina Zeqiri.
Në një postim në rrjetet sociale, Dafina shkruan: “E fiksuar… Kjo dukje është gjithçka”. /Telegrafi/