Ishte fillimi i vitit 2010 kur nga xhirimet e programeve të Vitit të Ri, dy prej këngëtareve më të pëlqyera, Dafina Zeqiri dhe Zanfina Ismaili, kishin nisur një miqësi të pastër e të fortë.
Ky relacion vazhdoi edhe për disa vite rresht deri në një moment kur në rrethana të paqarta, dy shoqet që konsultoheshin për shumë gjëra ndanë rrugët për të mos shkëmbyer më as edhe një përshëndetje, për siç është thënë, pa ndonjë arsye.
Megjithatë, akujt janë shkrirë muajve të fundit dhe duket jo vetëm përkohësisht por për më gjatë meqenëse tashmë Zanfina dhe Dafina kanë nisur edhe komunikimet me njëra-tjetrën publikisht në rrjete sociale, transmeton Pirve.al.
Ka qenë këngëtarja e hitit “Na” ajo që ka komentuar në një prej fotove të fundit të Zanit nga videoklipi i ri nën përshkrimin:”Mwuaaaah. Fotoja ime e preferuar”.
Replikë ka pasur edhe nga Zanfina e cila ka shkruar: “Ta ha zemrën une ty”.
Ky gjest është pëlqyer nga fansat në rrjete sociale të cilët kanë mirëpritur nisjen e një kapitulli të ri mes dy vajzave të suksesshme të skenës muzikore shqiptare.