Dafina Kastrati javë më parë ka publikuar projektin e ri.
Dafi në bashkëpunim me vëllanë Rinorin kanë sjell këngën Bottles.
Kjo e fundit është futur edhe në top-listën e MTV-së, përkatësisht në vendin e 47-të, transmeton Telegrafi.
“Dy javë më parë unë e publikova këngën e re “Bottles Up” dhe tani në listën e MTV-së. Ju faleminderit të gjithëve”, ka thënë me këtë rast Dafina.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do ti publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/