Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen e saj të 27.
Ylli shqiptar është ndër këngëtaret më të pëlqyera në vendin tonë, që nga viti 2007 kur debutoi në skenë me këngën “Rrallë e përmallë”, transmeton Telegrafi.
Vajzës, e cila u rrit në Suedi, megjithë sukseset e njëpasnjëshme karriera iu përcoll me skandale të mëdha.
Momentalisht Daffy ndodhet në Amerikë ku është duke punuar projektin e ri muzikor, me të cilin duket se synon tregun ndërkombëtar.
Që nga dalja e saj e parë në skenë ajo ka pësur ndryshime të mëdha në dukje, të cilën e ka arritur edhe falë ndërhyrjeve të shumta kirurgjike që janë shumë të dukshme./Telegrafi/