Padyshim se Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret shqiptare më seksi dhe më interesante. Edhe kur vjen puna për stilin e saj të gjithë janë dakord se Duffy di gjithmonë të sjellë risi.
Kohët e fundit është vënë re se moda e viteve të nëntëdhjeta, me qafore apo mbytës që janë varëse vërtet të ngushta pas qafës, është rikthyer, raporton TCH.
Por, Dafina e ka çuar lojën një nivel më lart me një mbytës të përmasave më të mëdha.
Ajo është fotografuar në veturë dhe duket se kjo varëse nuk e shqetëson aspak.