Telegrafi

Dafina dhe Kaos marrin pëlqimin e yjeve (Foto

Ka vetëm pak orë që prurjeve të reja muzikore iu shtua edhe një bashkëpunim mes Dafina Zeqirit dhe grupit Kaos.

“Na” mban titullin kënga, e cila mori pëlqimin e menjëhershëm të publikut duke arritur edhe një numër të madh klikimesh në kanalin Youtube në një kohë shumë të shkurtër.

Por jo vetëm përkrahjen e publikut patën artistët me këtë këngë pasi ajo mori pëlqimin edhe të shumë yjeve, të cilët e shpërndanë këngën duke i dhuruar edhe fjalë të mëdha.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Dafinës me djelmoshat e njohur dhe pritet që kënga të shndërrohet në një nga hitet e momentit. /Telegrafi/