Telegrafi

Dafina Dauti shfaqet joshëse me bikini nga pushimet në Itali (Foto)

Këngëtarja Dafina Dauti ka pak kohë që ka publikuar videoklipin e saj të fundit “Digju Kallu”, e cila është mirëpritur mirë nga publiku i saj.

Këtë verë Dafina ka qenë mjaft e angazhuar edhe me koncerte, e ndërsa tani në përfundimin e zezonës, ka vendosur që të shijojë disa ditë pushimi, bashkë me të bijën e saj, Elizabetën.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaq trupin e saj seksi me bikini, gjersa ka treguar se ndodhet në plazhet e Portonovo, të Italisë./Telegrafi/