Telegrafi

Dafina Dauti, premton befasi

Krijuesja e hitit “Pse ik prej meje”, Dafina Dauti, thotë se është e kënaqur me mënyrën se si po ec karriera e saj dhe premton befasi për adhuruesit e saj.

“Jam shumë e lumtur që karriera muzikore po vazhdon me sukses. Jam duke punuar edhe më shumë në mënyrë që adhuruesit e mi të mos zhgënjehen asnjëherë”.

“Jam duke përgatitur befasi për adhuruesit e mi, shumë shpejt do të bëhen publike projektet e reja muzikore”, ka thënë këngëtarja për “Zëri”.

Përveç projekteve të reja në këngë, ajo së fundi ishte imazh i pijes energjike “Golden Eagle”. /Zëri/Telegrafi/