Rrugëtimi i këngëtares Dafina Dauti në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova nuk ishte i gjatë.
Pak javë pasi u bë banore e shtëpisë së famshme, Dafina ishte e eliminuara e radhës të premten e kaluar.
Por, një tjetër zhvillim i Dafinës erdhi nga llogaria e saj zyrtare në Instagram, ajo tashmë figuron e mbyllur.
Nuk dihet se çfarë fshihet prapa këtij vendimi nëse ishte zgjedhja e këngëtares ajo llogaria është hakuar, e vetmja llogaria e saj që aktualisht ekziston është ajo me mbi 33 mijë ndjekës dhe fotografi të vjetra të këngëtares.
Ndërkohë, përveç deklaratave në studio gjatë spektaklit Dafina nuk ka folur edhe publikisht për eksperiencën e saj në BBVK.
Megjithatë në fjalët e para pas largimit ajo e përshkroi këtë si përvoja më e mirë në jetë teksa nuk hezitoi që të shprehet edhe kundër banores tjetër, Xhuli Nura.
Pas debateve të shumta brenda shtëpisë së famshme, Dafina tha se ajo nuk do të jetë asnjëherë mikeshë me Xhulin asaj jashtë BBVK. /Telegrafi/