Site icon Telegrafi

Dafina braktis Kosovën, synon tregun amerikan

Dafina Zeqiri sot po feston ditëlindjen e saj të 27.

Këngëtarja që është ndër më të suksesshmet në vendin tonë është një tjetër shqiptare që po synon tregun më të madh të muzikës në botë, transmeton Telegrafi.

“Kjo do të jetë shtëpia ime e ardhshme.. mu këtu, Los Angeles”, ka shkruar Dafina, e cila momentalisht ndodhet në Amerikë ku dhe po punon rreth projektit të ri muzikor.

“Ky do të jetë viti më i rëndësishëm i karrierën time, fillimi i diçkaje aq të veçantë sa s’mund ta përshkruaj. Dua të të uroj një ditëlindje të madhe të madhe, super të lumtur Dafina Zeqiri! Të premtoj se bashkë do të bëjmë histori, ose do të vdesim duke luftuar”, ka qenë urimi i producentit Rick Steel me të cilin Daffy po punon rreth projekteve të reja muzikore.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Dafina Zeqirit për të depërtuar në tregun ndërkombëtar dhe sipas fjalëve të producentit mbase ka ardhur moment që ylli të jetë shqiptarja e radhës që arrinë famë ndërkombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version