Telegrafi

Dafina: Albumi i ri, do t’ju çmendë

Duffy, e cila ende po punon intensivisht në këtë album, është shfaqur mjaft shpesh në skenë, kështu duke mos harruar fansat e saj.

As komunikimi i saj me publikun përmes rrjeteve sociale nuk ka munguar, dhe ajo shumë shpesh ka postuar ‘cover’ të këngëve, e disa prej tyre janë edhe pjesë të albumit më të ri.

Së fundi ajo ka paralajmëruar tifozët se albumi i saj i radhës do të jetë shumë i veçantë. “Albumi im i tretë do t’ju bëjë juve të çmendeni”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj.

Albumi i fundit “Just Me” pati një sukses të madh në gjithë Ballkanin. /Telegrafi/