Site icon Telegrafi

Daffy bashkë me Njomzën, shqiptaren e famshme në Amerikë (Foto)

Dafina Zeqiri momentalisht ndodhet në Amerikë.

Këngëtarja e njohur ka zgjedhur Los Angeles, ku sipas Intv është duke realizuar projektin e saj më të ri muzikor, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë e publikuara nga Daffy afër saj shohim edhe Njomzën, këngëtaren shqiptare që ka arritur famë në Amerikë pas publikimit të bashkëpunimit me Skrillex.

Nuk dihet nëse dy shqiptaret do të na sjellin ndonjë bashkëpunim dhe nëse projekti i ri i Dafinës synon tregun ndërkombëtar.

“Liri” mban titullin projekti i fundit i yllit shqiptar, i cilu u përdor edhe nga Qeveria në fushatën për liberalizimin e vizave./Telegrafi/.

Exit mobile version