Dadoja nga Maqedonia është dënuar me pesë vjet burg në Britani, pasi është përpjekur më shumë se 130 herë ta kurdisë ish partnerin për dhunim dhe vepra tjera penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç bën të ditur BBC, 38 vjeçja Sandra Danevska nga Hammersmith, Londra perëndimore, me prejardhje nga Maqedonia, e ka ndjekur ish partnerin e saj, e ka mbikëqyrur shtëpinë e tij, e ka kërcënuar, madje ka mundësuar që njëra nga të dashurat e tij të përfundojë në burg.
Vajza me dëshmi të rrejshme, ish të dashurit të saj Darko Bariq, ia ka nxirë jetën. Përndryshe ka punuar si dado me 60 fëmijë të ndryshëm.
Ajo mbrëmë është dënuar me pesë vite burg në gjykatën e Ailsworth Crown.
“Ju jeni një grua inteligjente, por fatkeqësisht inteligjencën tuaj e keni shfrytëzuar që t’ia bëni jetën të mjerueshme Darko Bariqit. Keni keqtrajtuar dy nga të dashurat e tij në mënyrë të ngjashme. Keni pasur dy lidhje të shkurta me zotin Bariq, dhe pastaj siç ka menduar ai keni mbetur miq. Por kur ai ka filluar të del me vajza tjera, ju keni filluar një fushatë të vazhdueshme kundër tij”, ka thënë me këtë rast gjykatësi./Telegrafi/