Telegrafi

Dadoja dhunon foshnjën, për ta vënë në gjumë (Video)

Gruaja që mbetet e paidentifikuar shihet duke e lëkundur në mënyrë shumë të rreptë, duke e tundur dhe hedhur foshnjën, që i ka vetëm 11 muaj.

Pasi e kanë parë këto veprime, familjarët kanë kërkuar llogari nga dadoja, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se “kjo është mënyra me të cilën ka dashur ta vë në gjumë dhe se fëmija gjatë tërë kohës është kënaqur me këto hedhje”.

Në anën tjetër, nëna e foshnjës, që e ka plasuar videon, ka kërkuar nga të gjithë që kanë dado, të kujdesen se çfarë bën ajo kur është vetëm me fëmijët. /Telegrafi/