Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiqi, ka kërcënuar liderit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Daçiq ka thënë që Ramushi të mos kërkojë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta serbe, “ndryshe i pritet gjuha”.
“Ish-bashkëpunëtori i kasapit të Ballkanit, Ivica Daçiq, e paska porositur Ramush Haradinajn që t’ia shkurtojë gjuhën e të mos e kërkojë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë! I themi Daçiqit se nuk i kanë bërë punë as kërcënimet e shefit të tij Millosheviq, që i shkaktoi qindra-mijëra viktima në Kosovë e gjithandej në ish-jugosllavi, e jo një matrapazi ordiner siç është Daçiqi. Ramush Haradinaj është hero i vendit dhe i popullit të tij, ndërkaq Daçiq e të tjerë si ai nuk janë tjetër pos turpi edhe i vet popullit serb”, thuhet në reagimin e AAK-së. /Telegrafi/