Site icon Telegrafi

Daçiqi: Në Bruksel flasim veç për temat që i përshtaten Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se ky është një faktor i ri i jostabilitetit. Sipas tij, autoritetet në Kosovë nuk mund të marrin një vendim të tillë në Kuvend pa votën e deputetëve të Listës serbe.

“Do të luftojmë më të gjitha mjetet politike kundër këtij paralajmërimi”, ka bërë të ditur Daçiq, transmeton Telegrafi.

Ai tha se nuk beson se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel, pasi që sipas tij atje shtjellohen vetëm “temat që i konvenojnë Kosovës”.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, në bazë të Rezolutës 1244, në Kosovë nuk guxon të ketë forca tjera të armatosura përveç atyre të OKB-së dhe KFOR-it, duke shtuar se deputetët e Listës serbe nuk do ta mbështesin propozimin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version