Telegrafi

Daçiqi, serbëve: Jemi popull që lehtë fluturojmë, lërini pallavrat! 

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha sot se beson se pas zgjedhjes të republikanit Donald Trump për president të SHBA-ve, do të “ulet presioni amerikan ndaj Serbisë”.

“Nga Trumpi nuk duhet të presim mrekulli. Ne jemi një popull i tillë që lehtë fluturojmë e mendojmë se Amerika tani veç do të derdh dollarë në Serbi. Më duhet t’ju them se SHBA-të do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e tyre, siç do t’i mbrojë edhe Serbia”, ka thënë Daçiq tha në një intervistë për “Alo”, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse Trumpi “do t’ia kthejë Kosovën Serbisë”, Daçiqi tha se këto janë pallavra. Ndërkaq, shton se Serbia “nuk mund t’ia japë vetes luksin t’i vë sanksione Rusisë”.

“Moska na mbështet në çështjet kyçe, qëkur në pushtet është Vladimir Putini”, ka thënë ai.

I pyetur për zgjedhjet presidenciale në Serbi, Daçiqi ka thënë se do ta mbështesin Tomisllav Nikolliqin nëse ai është kandidat i përbashkët me Partinë e tij Socialiste. /Telegrafi/